Dhjata e Re

Marku 11:26 -33 Së Bashku (ALNT)

26 . Nëse nuk ia falni, as Ati juaj që është në qiell nuk do t’jua falë paudhësitë.».

27. Kur erdhën përsëri në Jerusalem, Jezui po ecte në tempull dhe kryepriftërinjtë, skribët e pleqtë iu afruan

28. dhe i thanë: «Me ç’autoritet i bën këto gjëra? Kush ta ka dhënë këtë autoritet që të bësh këto gjëra?».

29. Jezui u tha: «Unë do t’ju bëj vetëm një pyetje. Përgjigjmuni dhe do t’ju tregoj me ç’autoritet i bëj këto gjëra.

30. Pagëzimi i Gjonit, vinte prej qiellit apo prej njerëzve? Përgjigjmuni!».

31. Atëherë ata i thanë njëri-tjetrit: «Po të themi “prej qiellit”, do të na thotë: “Pse nuk i besuat atij?”.

32. Po sikur të themi “prej njerëzve”?».Por kishin frikë nga turma, se të gjithë e mbanin Gjonin për profet të vërtetë.

33. Prandaj i thanë Jezuit: «Nuk e dimë».Dhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them se me ç’autoritet i bëj këto gjëra».

Lexoni kapitullin e plotë Marku 11